Pas suksesit me Sepahanin në kampionatin iranian ku pak ditë më parë u shpallën kampion, sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj vazhdon të bëjë paraqitje të mira me këtë skuadër edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë. Pasditen e sotme është luajtur ndeshja e fundit në grup mes Sepahanit dhe Al Ahly që është fituar nga iranianët 2-1. Golin e parë për ta e ka shënuar pikërisht Sukaj në minutën e 19-të të ndeshjes. Ky ka qenë goli i dytë i tij në ndeshjet e këtij kompeticioni dhe duke i shtuar këtu edhe dy golat e shënuar në kampionat, bëhen jo pak.
Sigurisht që mund të kishin qenë edhe më tepër por e rëndësishme është që Sukaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Kranjçar. Me fitoren e sotme, Sepahan ka zënë vendin e parë në grup dhe më datën 22 maj do luajë një ndeshje play-off-i për të kaluar në çerekfinalet e këtij kompeticioni. Objektivi i kampiones iraniane është të fitojë Ligën e Kampioneve për këtë sezon dhe marrja e Sukaj nga ky ekip, këtë qëllim ka patur. Për ta ndihmuar atë në arritjen e këtij objektivi. Shkodrani deri tani e ka bërë mirë detyrën e tij dhe kështu shpresohet ta bëjë deri në fund.
www.shkodrasport.com