Me ndeshjet e luajtura pak dite me pare eshte mbyllur faza e dyte e kampionatit kombetar te basketbollit per femra dhe nga neser kater ekipet e renditura ne vendet e para, pikerisht Flamurtari, Tirana, Partizani dhe Vllaznia do te nisin ndeshjet e fazes play-off per te synuar fitimin e titullit kampion.

Ekipi i Vllaznise e ka arritur objektivin e tij sepse kaq jane mundesite per vete perberjen qe ai ka me te gjitha lojtaret shkodrane dhe per me teper, me shumicen e tyre te reja ne moshe, nderkohe qe tre ekipet e renditura siper tij kane te gjithe ne organike lojtare te huaja.

Por sakaq, duhet permendur fakti qe Vllaznia ka ne rradhet e saj pikeshenuesen me te mire te kampionatit. Ajo eshte Bernada Rreshpja e cila ka luajtur ne 14 nga 18 ndeshjet e deritanishme dhe ka arritur te shenoje nje numer rekord pikesh, plot 335.

Nje mesatare shume e kenaqshme per kete sportiste 22 vjeçare e cila po ben paraqitje shume te mira ne rradhet e Vllaznise duke e ndihmuar ne arritjen e objektivit te saj. Mesatarja e pikeve te saj ne nje ndeshje eshte shume e kenaqshme, plot 23.9.

Rreshpja eshte nje talent i rritur tek Vllaznia, nderkohe qe para pak vitesh zgjodhi te largohej drejt Amerikes, por atje nuk ka qendruar shume per t’u rikthyer serish ne Shqiperi dhe Shkoder duke vijuar me pasionin e saj, basketbollin. Ajo eshte njekohesisht edhe anetare e ekipit kombetar dhe sigurisht qe konsiderohet nje nga lojtaret me te mira te kampionatit shqiptar.
Gjergj KOLA


5 PIKËSHËNUESET MË TË MIRA TË KAMPIONATIT:

1. BERNADA RRESHPJA (Vllaznia) 335 pikë

2. LILIANE IKETE NDONGBWO (Flamurtari) 294 pikë

3. ANALYSS BENALLY (Flamurtari) 267 pikë

4. MARINA PELLUMBI (Studenti) 260 pikë

5. SIDORELA ZENUNI (Elbasani) 255 pikë