HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARESulmuesi lezhjan që shënoi 17 gola sezonin e kaluar, prezantohet te Dinamo

Sulmuesi lezhjan që shënoi 17 gola sezonin e kaluar, prezantohet te Dinamo

Dinamo vazhdon të përforcohet në kuadër të sezonit të ri, me objektiv ringjitjen në Superiore. “Nëndetësja blu” ka zyrtarizuar firmën me Redon Danajn, që do të jetë pjesë e skuadrës kryeqytetase për tri sezonet e ardhshme.

“Sulmuesi 22-vjeçar lezhjan është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit blu, ku ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën dinamovite deri në vitin 2025.

Më herët, Danaj ishte pjesë e ekipit të Besëlidhjes, ndërsa tek Dinamo vjen pas dakordësisë që drejtuesit tanë arritën me klubin e Kastriotit,” – shkruhet në njoftimin e Dinamos.

Kujtojme qe Danaj ne sezonin e kaluar ka shenuar plot 17 gola me fanellen e Beselidhjes duke spikatur me paraqitjet e tij dhe jo me kot, drejtuesit dinamovite e kane kerkuar me ngulm per ta patur ne skuadren e tyre ne sezonin e ri.

Danaj konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme dhe tashme eshte bere pjese e “kolonise” lezhjane qe jane tek Dinamo, duke filluar nga bashkepresidenti Kristijan Gjidodaj dhe duke perfunduar tek portieri Simon Simoni.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments