Real Madrid dhe Manchester City kalojnë në çerekfinalet e Champions League. Spanjollët përmbysën humbjen e parë ndaj PSG dhe me rezultatin 3-1 festuan në fund, kurse “Qytetarëve” u mjaftoi barazimi 0-0 ndaj Sporting Lisbone.

PSG u shfaq disa herë rrezikshëm në pjesën e parë, me Mbappe që u ndal nga Donnarumma dy herë, kurse në një rast VAR ia hoqi golin. Reali nga ana tjetër iu afrua golit me Benzema.

Mbappe në minutën e 39-të nuk fali pas një kundërsulmi dhe për Real Madrid ishte një goditje e rëndë, por nuk u dorëzua. Spanjollët u munduan shumë të riktheheshin në lojë.

Për këtë mendoi Donnarumma me një gafë dhe Benzema vendosi baraspeshën. Sulmuesi francez më pas shënoi edhe dy gola të tjerë dhe Real Madrid me rezultatin 3-1 siguroi kualifikimin.

Manchester City e kishte vulosur kualifikimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë në Lisbone, me fitoren 5-0 që arriti. Kampionët në fuqi të Anglisë dominuan edhe në duelin e kthimit.

Gjithsesi takimi me Sporting Lisbone përfundoi në barazim 0-0. City shënoi një gol në fillimin e pjesës së dytë, por VAR e kapi në pozicion jashtë loje brazilianin