Vllaznia e vendit të 4-të do të presë në “Loro Boriçi”, Laçin e vendit të 6-të në duelin direkt për Europën.

Trajneri i Vllanisë është besim plotë se skuadra e tij do ja dalë të fitojë, pasi ka mbështetjen e tifozëve në Shkodër. Trajneri u kërkon të tijve të luajnë si 15 minutat e para ndaj Partizanit.

Seldoski do të vuajë mungesën e Gurishtës edhe të Smajlit që e kanë mbyllur sezonin prej dëmtimit. Nga ana tjetër skuadra e Laçit nuk e ka vetë në dorë kapjen e vendit të 4 pasi është parakaluar nga Teuta që përballet ndaj Egnatias.

Mundësitë për vendin e 4-të tek kurbinasit janë zvogëluar ndjeshëm, por një fitore sot do ta çonte shumë afër objetivit. Megjithatë vlen të theksohet fakti se kurbinasit në dy vitet e fundit nuk kanë arritur të dalin me 3 pikë nga transferta e Shkodrës.