Pas disa minutash ne stadiumin “Loro Boriçi” do te nise ndeshja e shumepritur per te dy ekipet, ajo ne mes Vllaznise dhe Laçit qe do te percaktoje shume gjera sa i takon sigurimit te nje vendi per ne Kupat e Europes.

Nderkohe dy ekipet kane mberritur tashme ne stadium dhe po behen gati per startin e ndeshjes, e nga ana tjeter trajneret Sedloski dhe Nica kane percaktuar edhe 11-shet qe do te hedhin ne fushe nga minuta e pare.

Siç mund ta shikoni edhe me poshte, formacionet titullare do te jene ato qe “Shkodra Sport” kishte paralajmeruar diten e sotme.

Vllaznia (4-4-2): Zogoviç, Kruja, Shehi, Juriç, Hakaj, Hoxhaj, Jonuzi, Boshnjaku, Latifi, Çoba, Balaj Tr: Goçe Sedloski

Laçi (4-2-3-1): Selmani, Roganoviç, Alla, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Spahiu, Bibo, Mazrekaj, Guindo Tr: Stavri Nica

Arbitër: Eldorjan Hamiti