Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETë gjithë sytë te Bekim Balaj, Vllaznia përgatitet për Laçin

Të gjithë sytë te Bekim Balaj, Vllaznia përgatitet për Laçin

Vllaznia do të luajë të shtunën kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën 17-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe atmosfera vijon të jetë mjaft pozitive. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të synojë të marrë maksimumin.

Sot, kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Fokusi është te Bekim Balaj, sulmuesi i njohur që pritet me interes të shihet se si do të performojë në fushën e blertë. Me gjasë do të ketë minuta për të, duke rinisur në këtë mënyrë rrugëtimin në kampionatin shqiptar.

Kuqeblute kane nje ecuri shume te mire ne ndeshjet e fundit dhe sigurisht qe do te kerkojne te ruajne ritmin edhe ne sfiden e rradhes ndaj Laçit. Kuptohet qe syte e te gjithe jane te perqendruar ndoshta tek Balaj, por skuadra po funksionon edhe pa te dhe sigurisht qe stafi teknik do te vazhdoje t’i besoje te njejteve lojtare.

E rendesishme eshte qe Vllaznia te fitoje edhe te shtunen dhe nese ndodh kjo, padyshim qe do te ishte diçka shume e bukur. Por per me teper tashme fitorja eshte detyre sepse gara per kreun po behet çdo dite e me e forte dhe per kete arsye nuk lejohen gabimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments