Si të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalon skuadra në Superiore, te Dinamo ka vend edhe për tension mes lojtarëve dhe drejtuesve. Së fundmi, raportohet nga shtypi i shkruar se ka pasur një përplasje të ashpër mes Patrik Bardhit dhe Ermal Barushit.

Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes me Skënderbeun, në momentin kur skuadra po hipte në autobus për t’u kthyer në shtëpi. Kaq ka mjaftuar dhe në kampin kryeqytetas kanë “kërcitur” gjobat. Një atmosferë mbytëse ku padyshim të gjithë po presin me padurim përfundimin e këtij sezoni.

Sakaq, ditën e djeshme, trajneri Rodolfo Vanoli ka qenë duke ndjekur nga afër Dinamon U-21 me Kukësin U-21. Dinamovitët fituan 3-2, ndërsa në radhët e tyre ishte pjesë e skuadrës dhe mbrojtësi Aleksandër Isaevski.

Mëngjërashi i afruar me bujë në merkaton e verës, tanimë e sheh veten të aktivizohet me moshat. Ai vjen pas një dëmtimi në gju, megjithatë në takimin e djeshëm tregoi se niveli i tij është për të qenë titullar me skuadrën e parë. Gjasat janë që edhe Isaevski të largohet me përfundimin e sezonit, megjithatë gjithçka pritet të mësohet në muajin janar./newsport/