Bekim Balaj nuk do të vijojë më karrierën te austriakët e Strum Grac. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv, Andres Shiker, i cili në një prononcim për mediat, deklaroi se sulmuesit shkodran nuk do t’i afrohet zgjatja e kontratës, kësisoj ai do të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.

Edhe pse nuk ka asnjë tratativë konkrete për momentin, Bekim Balaj, ka qenë një nga emrat e bujshëm të përfolur në merkaton e janarit, teksa tifozët e Vllaznisë, janë duke ëndërruar një rikthim të sulmuesit në shtëpi.

Ekziston mundësia që Balaj të rikthehet te Vllaznia, gjithmonë në rast se 30-vjeçari nuk gjen në të ardhme një skuadër që mund të përmbushë kërkesat e larta financiare.

Afrimi i sulmuesit të Kombëtares te skuadra shkodrane, do të ishte qershia mbi tortë, për të synuar majat në sezonet e ardhshme në futbollin shqiptar.