Agjenti i Marash Kumbullës, Gianni Vitali, ka folur për Radio Punto Nuovo për mbrojtësin kuqezi. Kumbulla u grumbullua me kombëtaren tonë kuqezi për dy sfidat kundër Turqisë dhe Moldavisë, duke debutuar në takimin kundër këtyre të fundit.

Kur u pyet për ecurinë dhe të ardhmen e Kumbullës, Vitali tha: “Kumbulla është shumë i emocionuar për karrierën e tij, pasi po merr vlerësimet që i meriton.

Gjithsesi, ai është një person që qëndron me këmbë në tokë dhe punon shumë. Ai e di se duhet të vazhdojë me këto ritme dhe e ardhmja e tij do të jetë e ndritur, pasi shumë skuadra po vuajnë për qendërmbrojtës.

Ai është një djalosh i ri dhe ka pasur disa skuadra të interesuara. Napoli? Nuk kemi folur ende për asnjë ofertë. Marashi është lojtar i Veronës dhe nuk po mendon për merkato. Do të shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja”./abcnews/