Skuadra e Tërbunit, pas dy fitoresh rradhazi në javët e kaluara me Apoloninë dhe Shkumbinin, sot pasdite ka arritur edhe një fitore tjetër shumë të rëndësishme ndaj Maliqit me rezultatin 3-0. Goli i parë i ndeshjes ka patur për autor Peqinin, që erdhi në minutën e 10-të.

Me rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë e kësaj ndeshje, ndërkohë që në pjesën e dytë janë shënuar edhe dy gola të tjera. Autogoli i Rezhdës dhe goli i Tei i kanë dhënë fund shpresave të miqve dhe ndeshja është mbyllur në shifrat 3-0.

Me këtë fitore, Tërbuni bën një hap tjetër pozitiv pas dy fitoreve të javës së kaluar, duke treguar se do jetë një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në fund të sezonit, nëpërmjet ndeshjes së play-off.

Ndeshja e sotme është luajtur në stadiumin e qytetit të Pukës dhe është ndjekur nga një numër i konisderueshëm tifozësh pukjanë.
Maringlen ZHIVANI