HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREThuajse 10 vite pa fitore në Durrës, Vllaznia duhet të thyejë një...

Thuajse 10 vite pa fitore në Durrës, Vllaznia duhet të thyejë një tabu

Vllaznia do udhëtojë sot drejt Durrësit në kuadër të javës së 24-të të kampionatit. Shkodranët do kenë përballë skuadrën më në formë të kampionatit. Dhe me një transfertë si kjo kundër Teutës, gjithçka duket shumë e komplikuar sot për Vllazninë. Kjo pasi edhe kuqeblutë duan reagimin pas humbjes me Kastriotin.

Për shkodranët lind detyra për të reaguar duke parë se sot luhet edhe derbi Partizani-Tirana. Dhe nga kjo ndeshje mes dy rivalëve direktë për titull, mund të jetë një bonus për 9 herë kampionët e vendit.

Por tradita e ndeshjeve në Durrës është shumë negative për Vllazninë në thuajse 10 vitet e fundit. Kjo pasi shkodranët nuk fitojnë në qytetin bregdetar prej vitit 2014.

Do ishte java e dytë e edicionit 2014-15, ku Vllaznia fitonte 0-1 në “Niko Dovana”. Ai që vendoste sfidën do ishte Arsid Kruja. Goli i mesfushorit do vendoste gjithçka në minutën e 73-të. Që nga ajo ndeshje, Vllaznia nuk fiton në Durrës dhe thuajse janë plotësuar 10 vite.

Një periudhë shumë e gjatë duke e shndërruar transfertën durrsake në një tabu të vërtetë.
Ndoshta sot do ishte momenti i duhur që Vllaznia ta thyente këtë traditë negative.

E duke parë edhe objektivat që kanë kuqeblutë, një fitore në Durrës nuk do ishte aspak e çuditshme. Gjithsesi se si do shkojë dueli do e kuptojmë pas orës 18:00, ku do përfundojë gjithçka në ndeshjen Teuta-Vllaznia.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments