Kryesfida e mbrëmjes së sotme mes Spanjës dhe Gjermanisë nuk prodhoi fitues. Takimi i fazës së grupeve të Botërorit të Katarit përfundoi në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit.

Tashmë të gjithë tifozët gjermanë janë me laps dhe letër në dorë duke bërë llogaritë. Më poshtë keni të gjitha ekuacionet e mundshme, sesi Gjermania mund të kalojë fazën e grupeve. Ndeshjet e fundit të grupit E janë Gjermani-Kosta Rika dhe Spanjë-Japoni.

Llogaritë: si kualifikohet Gjermania:

Gjermania do të detyrohet të fitojë kundër Kosta Rikës me goleadë, nëse Japonia ia del të marrë një pikë ndaj Spanjës

Fitorja e Gjermanisë dhe humbja e Japonisë.

Si eliminohet Gjermania:

Çdo rezultat tjetër përveç fitores.

Çfarë ndodh nëse Japonia mund Spanjën:

Nëse japonezët marrin 3 pikë ndaj skuadrës së Enrique me 95% janë pikërisht ata që shkojnë në fazën tjetër.

Shënim: Nëse ekipet kanë pikë të barabararta, shikohet golavarazhi