Vendimet e diskutueshme të gjyqtarëve ndonjëherë i detyrojnë tifozët të reagojnë në mënyrë të keqe.
Ka nga ata që i pranojnë dhe nga ata që reagojnë me kore dhe ofendimeve, por ka edhe nga ata që i kalojnë caqet.
Ndonjëherë tifozët futen në fushë, por këtë herë ata kanë shkuar deri aty sa i kanë vjedhur makinën!
Kjo është ajo që ka ndodhur në Sywell, qytezë në Northamptonshire në Angli, atje ku disa tifozë kanë vendosur të hakmerren me gjyqtarin, duke e lënë pa makinë.
Në ndeshjen e javës së kaluar formacioni mik ka gjetur golin e barazimit të përkohshëm 1-1, me një penallti të diskutueshme dhe pas një goli të anuluar për vendasit.
IMPORTANT: The club is appealing for witnesses after the referee's car was stolen following today's home loss.
Despite frustrations, the club condemns this act of theft and we urge whoever stole the silver Peugeout 307 to return it immediately. #SFC— Sywell Football Club (@SywellFC) March 10, 2018
Në pjesën e dytë Sywell pësoi edhe një gol tjetër, duke arritur më pas të gjejë barazimin 2-2, çerekore para fundit.
Në minutën e 90-të, vendasit arritën të shënojnë edhe golin e fitores, por gjyqtari e anuloi. Nuk mbaron me kaq, gjyqtari e shtoi ndeshjen 13 minuta dhe në minutën fundit, Enfield gjeti golin e tretë me kundërsulm duke marrë tre pikët.
Këto seri episodesh kanë shkaktuar tërbimin e tifozëve kuqezi që në fund të ndeshjes kanë vjedhur makinën e gjyqtarit, një Peugeot 307, e cila gjithsesi u kthye mbrapsht pak orë më vonë, pas një apeli të klubit në “Twitter”./telesport/