Tifozët shqiptarë mund ta ndjekin pa pagesë ndeshjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezda. “Syri.net“ ka lajmëruar se do të transmetojë këtë duel për kualifikueset e Champions League.

Megjithatë ajo që vlen të përmendet është se ndeshja do të jetë nën komentin e atij që ka bërë xhiron e mediave këto ditë për shkak se është një tifoz i vjetër i ekipit serb të Crvena Zvezdës, Kosta Grillo.

Së bashku me të në koment do të jetë edhe trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi. Ne pamje te pare eshte ekipi serb favorit per te fituar dhe kaluar ne turin tjeter, por kampionet e Shqiperise do te tentojne nje tjeter surprize.

Fitorja ne Gjeorgji ndaj Dinamos se Tbilisit ka rritur shume moralin ne kampin bardheblu dhe shpresohet shume tek kualifikimi edhe ndaj Zvezdes qe ne fakt eshte nje kundeshtar shume me i forte.