HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana zhyt në krizë të thellë Laçin, bardheblutë vijojnë rrugën drejt titullit

Tirana zhyt në krizë të thellë Laçin, bardheblutë vijojnë rrugën drejt titullit

Tirana ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-2 në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

Mjaftuan vetëm 5 minuta që Florent Hasani të zhbllokonte sfidën dhe të kalonte në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 19-të ai dyfishoi shifrat me një gol fantastik. Në fund të pjesës së parë Lulaj shënoi edhe të tretin për Tiranën.

Në pjesën e dytë kurbinasit u zgjuan dhe dominuan ndeshjen. Në minutën e 55’ Guindo shënoi golin e parë me penallti dhe në fund të sfidës Ujka shënoi të dytin.

Me këtë fitore Tirana ruan vendin e parë me 43 pikë dhe Laçi renditet në vendin e 8-të me 30 pikë.

TIRANA 3-2 LAÇI

5′, 19′ Hasani, 45’+3′ Lulaj/ 55′ Guindo (P), 90’+3′ Ujka

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments