HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTETjetër përforcim për Murlanin. Nga Flamurtari vjen Orgest Shpuza

Tjetër përforcim për Murlanin. Nga Flamurtari vjen Orgest Shpuza

Nje brazilian, nje nigerian, 19 vjeçari shkodran Flori Leka por jo vetem keta. KF Murlani ka bere realitet afrimin e nje tjeter futbollisti gjate merkatos se janarit.

Behet fjale per mesfushorin Orgest Shpuza. Ai i ka dhene fund per momentin aventures se tij tek Flamurtarin me synimin per t’u kthyer serish aty ne vere dhe deri atehere do te jete pjese e Murlanit.

21 vjeçari qe me perpara ka luajtur edhe me Vllaznine B e me pas me Veleçikun, nje sezon me pare ka qene pjese e ekipit Kukesi U21 nderkohe qe ne gjysmen e pare te ketij sezoni ka qene pjese e Flamurtarit te Vlores.

Por hapesirat e aktivizimit te tij tek skuadra vlonjate nuk kane qene shume te medha ngaqe sipas rregullit te kategorise se dyte ku nuk lejohen me shume se 5 futbolliste nga jashte Qarkut te aktivizohen por tek Flamurtari duke qene 7 te tille, ka bere qe Shpuza te mendoje te luaje ne nje skuader tjeter ne gjysmen e dyte te sezonit.

Ai eshte ndare shume miqesisht me presidentin Idrizi i cili mesohet t’i kete thene se ne vere i ka serish dyert e hapura tek Flamurtari dhe deri ne ate periudhe Shpuza ka vendosur te luaje tek Murlani duke u vene menjehere nen urdherat e trajnerit Xhahysa duke filluar nga ndeshja e neserme me Internacionalin./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments