Entuziasëm në pragndeshjen me Kukësin. Skuadra shkodrane vjen pas një fitore me shumë vlera në ndeshjen e kaluar me Skënderbeun dhe tashmë të gjithë duan edhe fitoren me kukësianët. Kuqeblutë kanë zhvilluar seancën e rradhë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe futbollistët duken gati për sfidën e rradhës. Trajneri I Vllaznisë Artan Bushati ndërkohë e ka vlerësuar kundërshtarin e rradhës si shumë të vështirë prandaj ka thënë se duhet bërë shumë kujdes. “ Kjo është një ndeshje e veçantë për vetë pozitat që kanë dy skuadat. Obligimi I ekipit tonë është më I madh për të arritur një fitore në këtë takim sidomos pas asaj fitoreje me ekipin e Skënderbeut.
Unë jam I bindur që në këtë ndeshje do të hasim në një kundërshtar tepër agresiv dhe të motivuar. Dhe në këto kushte duhet t’I përgjigjemi. Kjo gjë na obligon që të shprehemi me një lojë të mirë dhe të marrinm gjithashtu një rezultat maksimal në këtë përballje”. Ndërkohë, në opinionin sportiv shkodran ka shumë entuziasëm në këtë pragndeshje. I pyetur nëse ky entuziasëm dhe besim për fitore, ekzistone dhe tek futbollistët, trajneri Bushati ka thënë se entuziasëmi duhet por jo për të kaluar në nënvleftësim të kundërshtarit. Po ashtu, ai ka folur edhe për tifozët duke premtuar se skuadra që ai drejton do bëjë maksimumin për t’I kthyer ato në stadium. “Entuziazmi është shumë pozitiv para çdo takimi tek një skuadër. Por duhet që ne t’I ruhemi vetkënaqësisë dhe euforisë dhe mund të them se kjo nuk do të ekzitojë pranë ekipit tonë për këtë takim, nëse kërkojmë një rezultat pozitiv. Kemi fituar vetëm një takim dhe për mua nuk është bërë asgjë, këtë I kam kërkuar edhe lojtarëve që të shikojnë vetëm takimin e radhës. Të rrisin përformancën e tyre nga takimi në takim në mënyrë që të arrijmë maksimumin në këtë përballje, por edhe në të tjerat pas saj”.Ndeshja Vllaznia- Kukësi e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit kombëtar, do të luhet të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet që atmosfera të jetë shumë entuziaste ku nuk do mungojnë as karnevalet dhe surpriza të tjera të tifozërisë për skuadrën shkodrane.
www.shkodrasport.com