Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETrajneri i Gjermanisë fton në kombëtare sulmuesin shkodran Brajan Gruda

Trajneri i Gjermanisë fton në kombëtare sulmuesin shkodran Brajan Gruda

Nuk ishte pjesë e listës së Europianit, por Brajan Gruda është ftuar nga trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, Julian Nagelsmann.

Sulmuesi me origjinë shqiptare ka marrë ftesë nga Nagelsmann për t’u stërvitur së bashku me lojtarët e kombëtares së panzerave.

Edhe pse nuk do të jetë pjesë e Euro 2024, tekniku gjerman i ka dhënë shansin Grudës që të tregojë veten gjatë përgatitjeve, për t’i dhënë më pas një mundësi në miqësoret e ardhshme apo Nations League.

Ky lajm zbeh shpresat e Shqipërisë, me kuqezinjtë që ende shpresonin që 19-vjeçari që aktivizohet me Mainz do të vendoste të luante për vendin e origjinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments