Ndeshja përmbyllëse e javës së dytë e kapionatit të kategorisë së parë, mes Elbasanit – Vorës është mbyllur me fitoren e skuadrës vëndase me rezultatin 3-2. Ndeshja e zhvilluar i ka patur të gjitha, gola, penallti (tre të tillë) dhe kartona të kuq, një për secilën skuadër, Rami (2 verdha) për Elbasanin dhe Xhemalaj dy të verdhë për vorakët.

Skuadra vendase ka vuajtur shumë për të marrë fitoren e parë të kampionatit. Ndonëse ishte para sportdashësve të saj, fitorja është arritur në minutat shtesë. Goditja e saktë e shkodranit, Abaz Karakaci ka ngritur peshë tifozërinë vendase.

Më parë shkodrani tjetër Qardaku për miqtë ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 9-te. Pas shumë përpjekjesh, në të 35-ten Telushi nuk gabon nga pika e bardhë e 11 metershit dhe në të minutën e 3-te shtesë të pjesë së parë, Lleshi kalon skuadrën vendase në avantazh.

Në të 62-te miqtë fitojnë dhe një penallti të dytë dhe i njejti autor- Qardaku, barazon rezultatin 2-2. Ndeshja kalon çaste emocionues te shoqëruar me raste në portat respektive. Në minutat shtesë të nddeshjes, Karakaçi shënon me 11-metersh duke vulosur përfundmisht rezultatin 3-2 në favor të skuadrës së tij. Pas kësaj fitorjeje, vendasit janë në kuotën e katër pikëve, duke u pozicionuar në vendin e trete në rënditje.
Nderim GOCI

Elbasani – Vora 3-2

Shënues: Telushi 35 (11m ), Lleshi 45+3, Karakaci 90+9/ Qardaku 9 ‘, 62 ( 11m)