Vllaznia ka vuajtur shumë edhe për shkak të dëmtimeve në javët e para të këtij sezoni. Ndaj Shënkollit në transfertë, trajneri Hasan Lika kishte në dispozicon edhe Alsid Tafilin, ndërkohë që këtë fundjavë do të jenë gati edhe tre futboillistë.

Antonio Marku në mbrojtie e Gilman Lika në mesfushë janë rikuperuar tashmë dhe nuk është çudi që ta nisin që nga minuta e parë ndaj Vorës.

Por, me shumë gjasa, trajneri i shkodranëve mund t’i japë më shumë hapësira edhe nigerianit Eziamaka, i cili ka dhënë shenja pozitive në sfidën debutuese ndaj Erzenit të Shijakut.

Vllaznia barazoi në Shënkoll duke shënuar një hap fals, e megjithatë diferenca është sërish pesë pikë me vendin e dytë që mbahet nga Dinamo.

Kuqeblutë u organizuan me vonë këtë sezon, e megjithatë janë në rrugë të mbarë dhe kanë grumbulluar pikët maksimale deri më tani dhe kthimi në Superiore duket vetëm çështje kohe./visport/