Besëlidhja është një nga ekipet me traditë në futbollin shqiptar, nga “gjiri” i së cilës kanë dalë edhe lojtarë të spikatur që kanë kontribuar deri në kombëtare. Por, lezhjanët edhe pse kanë një dekade ku kanë investuar shumë nuk janë ngjitur në Superiore.

Në një prononcim që ka dhënë për “Vipsport.al”, drejtori teknik i skuadrës lezhjane, Kristi Mema tregon edhe projektin me lojtarët e rinj vendas, ata nga akademitë e Lezhës, por edhe të huajt nga Guinea.

“Besëlidhja ka një dekadë që e kërkon Superiore, por herë për fajet e veta, e herë për të sistemit dhe futbollit shqiptar në tërësi, nuk është ngjitur. Në këtë klub është investuar shumë, por në dy sezonet e fundit skuadra është në rrugë të mbarë”.

“Po aplikojmë njëë ide që do të jetë fitimprurëse edhe për klubin. Por afrojmëë lojtarë të rinj, nga tregu vendas dhe ai i huaj vetëm e vetëm që të përdorim marketingun dhe t’i shesim. Nga Besëlidhja sot po luajnë nëë Superiore tre lojtarë si: Sidibe e Kamara, apo edhe Ndreca”.

“Ne, këtë sezon kemi shumë lojtarë të rinj që po luajnë rregullisht por edhe 2-3 të huaj, që jo më larg se vera e ardhshme do të shiten në skuadra të Superiores më e pakta, por pse jo edhe jashtë vendit.

Kështu mbushim arkat e klubit dhe bëhemi pjesë e futbollit profesionist me mentalitet europian”, – tha drejtori teknik i skuadrës së Besëlidhjes, Kristi Memi./vipsport/