Tre futbolliste shkodrane kane kontribuar sot ne fitoren 3-1 te Irlandes U15 ndaj Anglise ne ndeshjen miqesore te luajtur ne Londer mesditen e sotme.

Kevin Zefi, Justin Ferizaj dhe Rocco Vata, kush me shume dhe kush me pak, kane kontribuar ne fitoren e kombetares irlandeze duke treguar edhe njehere tjeter se jane pjese e rendesishme e saj.

Protagonisti kryesor ne fakt ka qene sulmuesi Kevin Zefi. Ai ka shenuar dy prej tre golave te kombetares irlandez dhe ka dhene asistin e golit te trete.

Nje kontribut ne kete fitore ka dhene padyshim edhe mesfushori Justin Ferizaj qe ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire perballe futbollisteve te kombetares angleze.

Nga ana tjeter Rocco Vata ka hyre ne fushe ne 15 minutat e fundit duke dhene edhe ai kontributin e tij ne kete sukses te Irlanda U15.
www.shkodrasport.com