HomeSPORTE TE TJERATre xhudistë shkodranë në një turne ndërkombëtar në Mal të Zi

Tre xhudistë shkodranë në një turne ndërkombëtar në Mal të Zi

Aktivitetet ndërkombëtare për xhudistët e Vllaznisë vazhdojnë sërish. Presidenti i Akademisë Judo Kodokan “Albania” Anton Shkoza, ka bërë të ditur se tre sportistë të kësaj Akademie që përfaqësojnë edhe klubin shkodran do të marrin pjesë në një aktivitet ndërkombëtar moshash që zhvillohet nesër në Podgoricë. Bëhet fjalë për Krismando Bishën që do konkurrojë në peshën 60 kg, Lurian Kaçin në peshën 66 kg dhe Luigj Shkozën në peshën 73 kg. Këta tre sportistë, do drejtohen në këtë aktivitet nga trajneri Gjovalin Lleshi. Sipas mjeshtrit Shkoza, sigurisht që këta tre sportistë kanë pretendimet e tyre për medalje edhe në këtë aktivitet megjithëse në të marrin pjesë shumë shtete të Rajonit. “Jam shumë i bindur se sportistët nuk kthehen pa medalje. Ata janë stërvitur mirë dhe prandaj tek puna e bërë e mbështes edhe besimin për sukses”- thotë ai. Turneu emërtohet “Majski Cup 2012” dhe zhvillohet për një ditë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Këto sportistë kanë marrë pjesë edhe herë të tjera në aktivitete të tilla dhe janë nderuar shpeshherë me medalje dhe këtë gjë pritet të bëjnë edhe këtë herë.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments