Neymar mbyll sezonin.Nuk bëhet fjalë për një dëmtim të radhës të sulmuesit të PSG-së, por për një pezullim nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit.

Braziliani është dënuar me 3 ndeshje për shkak të gjestit të turpshëm me tifozin në fund të finales së Kupës së Francës kundër Rennes. Humbja nuk u kapërdi mirë nga 27 vjeçari, i cili teksa po i drejtohej tribunës për të marrë medaljet goditi një tifoz i cili po filmonte.

Për shkak të këtij veprimi, Neymar nuk do të jetë në dispozicion të Thomas Tuchel për tre takimet e Ligue 1, Angers, Dijon dhe Reims./newsport/