Rikthimi i tij prane skuadres ne janar pas disa muajve te kaluar si i demtuar, i ka dhene Veleçikut nje tjeter frymemmarje ne repartin ofensiv. Ditmir Ujkaj eshte nje lojtar i rendesishem per te dhe kete e ka treguar me lojen e zhvilluar dhe golat qe ka shenuar.

Ai eshte i bindur se sezoni do te mbyllet ne menyren e duhur per koplikasit dhe per kete arsye, beson tek nje fitore ne ndeshjen e neserme ndaj Burrelit, ndeshje kjo qe do te luhet ne Shkoder.

Mesfushori Ditmir Ujkaj ka folur për SportEkspres.com para ndeshjes me matjanët: “Matematika na bën që të jemi të kujdesshëm edhe në këtë përballje me Burrelin. Janë edhe dy ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë.

Futboll është, ndaj nëse bëhet kujdes nuk është gabim. Madje në këtë rast është vlerësim e seriozitet në garë. Fitorja për ne është edhe si një detyrim për të mbyllur hesapet me mbijetesën në Kategorinë e Parë. Pastaj në ndeshjen e fundit në Shënkoll mund të shkojmë më të qetë”.

Ujkaj shton se fitorja me Burrelin duhet marrë edhe në respekt të tifozerisë së tyre: “Një mbyllje me fitore para sportdashësve tanë është respekt e detyrim për ta. Gjatë gjithë sezonit ata kanë qenë në ‘Reshit Rusi’ sikur ne të luanim në Koplik, duke u bërë mbështetje e fuqishme për skuadrën”.

Takimi Veleçiku- Burreli do te luhet neser ne oren 16.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe pritet me interes nga tifozeria e Malesise se Madhe qe ka premtuar mbeshtetje te skuadres ne kete ndeshje vendimtare.