I ftuar në Ora Sport në RTV Ora, gazetari Bashkim Tufa thotë se nuk është e drejtë që njnë futbollist të tatohet 6% ndërsa një nënpunës i shtetit të tatohet 15% kur një lojtar mund të marrë një rrogë shumëfish më të madhe.
Tufa: Pse lojtarët duhet të tatohen 6%?Pse nje punonjes e adminstratës duhet të paguajë 15% dhe nje futbollist që merr 5 mijë euro nuk duhet të paguaj?
Unë si nënpunës i shtetit paguaj shumë herë më shumë se sa një futbollist që ka pagë më të lartë se unë. Mendoni se në Shqipëri janë super talentet e mëdha. Janë 3 apo 4 klube që janë të bllokuar sepse nuk janë korrekte.
Ka 30 vite që shteti shqiptar që ka gjetur disa të çmendur të mirë që investojnë në sport. Shteti të ulet me drejtuesit e ligës dhe të thotë që këto pika bëhen për ta futur në shina këtë futboll.