Pak dite me pare u perfol se do te ishte Matko Djarmati drejtori i ri sportiv i Dinamos, por nga mbreme mesohet se nje emer tjeter eshte emeruar ne kete detyre.

Siç raportin “Panorama Sport”, Arbi Laçi do t’i bashkohet stafit drejtues të Dinamos, ku do të mbajë postin e drejtorit sportiv.

Gjithnje sipas kesaj gazete, Laçi është zgjedhur dhe prezantuar mbrëmë nga presidenti Adrian Bardhi para të gjithë trajnerëve të klubit, që nga Bledi Shkëmbi i skuadrës së parë dhe atyre të akademisë.

Blutë plotësojnë kështu strukturën drejtuese të tyre me drejtorin sportiv, që deri tani kishte munguar. Arbi Laçi vjen te Dinamo pas përvojës me Tiranën, ku dhe u shpall kampion.