Te gjithe e bene fakt te kryer largimin e tij nga Vllaznia duke e konsideruar te katertin e merkatos ne dalje te kuqebluve, por nuk ka ndodhur keshtu. Mbrojtesi i majte Xhelil Asani eshte rishfaqur serish sot ne stervitje me kuqeblute.
Duket se palet nuk kane rene dakord per kushtet e nderprerjes se kontrates dhe per kete arsye, vete lojtari ka dashur te jete korrekt duke u bashkuar me ekipin ne stervitje dhe duke u vene ne dispozicion te trajnerit Osmani.
Paraditen e sotme Asani ka zhvilluar si zakonisht stervitjen me ekipin dhe me siguri keshtu do te ndodhe edhe neser e ne vijim, nese nuk do te kete nje pakt mes paleve.
Nuk perjashtohet mundesia qe ai te vazhdoje te jete pjese e skuadres, per me teper qe mbrojtesi tjeter i majte i Vllaznise Esin Hakaj do te mungoje edhe ne tre ndeshjet e ardhshme per shkak te pezullimit nga Komisioni i Disiplines.
Megjithate, do te jene ditet e para te janarit qe do te vendosin çdo gje ne lidhje me te ardhmen e ketij futbollisti por edhe te tjereve qe jane ne planet e drejtuesve te Vllaznise per merkaton./SHKODRA-SPORT.COM/