Vllaznia e femrave po behet gati te startoje pergatitjet per sezonin e ri te “UEFA Women’s Champions League”, megjithate vemendja eshte serish edhe prapa. Pikerisht tek ajo pervoje e shkelqyer e sezonit te kaluar, kur arriti te shkonte deri ne fazen e grupeve duke qene kesisoj ne mes 16 skuadrave me te mira te kontinentit.

Por jo vetem kaq. Edhe vete UEFA eshte kthyer pas ne kohe dhe diten e djeshme ka publikuar 10 festimet me te veçanta te futbollisteve ne rastet e shenimit te golave dhe e veçanta eshte se ne mes tyre eshte perzgjedhur edhe festimi i Megi Doçi.

Behet fjale per menyren e festimit pas golit qe ajo i shenoi Real Madrid ne ndeshjen e fundit teksa kerceu ne ajer duke festuar njelloj si Cristiano Ronaldo, idhulli i saj.

Edhe institucioni i futbollit europian e ka perzgjedhur si te veçante kete festim duke e cilesuar si nder 10 me te bukurit e te gjithe sezonit te kaluar te Liges se Kampioneve te Europes ne futbollin e femrave.

Vllaznia nderkohe prej dites se hene do te nise pergatitjet per sfidat e shtatorit te cilat do te luhen ne Shkoder dhe ku do te kerkoje serish kalimin e grupit dhe kualifikimin fillimisht ne mes 32 skuadrave me te mira te kontinentit./SHKODRA-SPORT.COM/