Flitet shumë për rivalitetin që Juventusi ka me klube të veçanta si Torino, Interi apo së fundmi edhe Napoli. Por prej vitesh në Itali ekziston një marrëdhënie “armiqësore” e bardhezinjve me Fiorentinën, që është shtuar vit pas viti teksa bardhezinjtë marrin shpesh futbollistët më të mirë nga radhët e kësaj skuadre.

Thumbimet, fyerjet dhe parullat e tifozerive ndaj njëra-tjetrës reflektohen shpesh edhe nga drejtuesit, me presidentin e Fiorentinës, Roko Komiso, i cili nuk ka shmangur kurrë deklaratat polemizuese ndaj skuadrës torineze. Dhe sot, Juventusi është hakmarrë në mënyrën e vet duke ndezur edhe më shumë polemikat..

Menjëherë pas përfundimit të finales së Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hem, të fituar me shifrat 2-1 nga anglezët, klubi italian përshëndeti menjëherë fituesit e duelit.

“Urime Uest Hemit për fitoren e këtij edicioni në Ligën e Konferencës”, shkruhej në adresën zyrtare të Juventusit në Twitter. Një urim për fituesin e turneut në të cilin do të marrin pjesë vetë bardhezinjtë në edicionin e ardhshëm, pasi kanë mbyllur kampionatin në vendin e 7