Merkato do edhe pak ditë që të mbyllet dhe lëvizjet kanë qenë të shumta në futbollin shqiptar. Edhe futbollistët shkodranë kanë qenë protagonistë me lëvizjet e tyre në këtë merkato verore. Dy nga lëvizjet e fundit kanë qenë edhe ato të Uendi Vecajt dhe Dritmir Becit.

Të dy futbollistët e dalë nga akademia Vllaznis, tashmë do jenë pjesë e Skënderbeut. Si sulmuesi ashtu edhe mbrojtësi i bashkohen edhe dy shkodranëve të tjerë si: Pusi dhe Nikaj tek korçarët, duke formuar një koloni kuqeblu në juglindje. Por ai që ka bërë të mundur kalimin e Vecajt dhe Becit në rradhët e bardhekuqve është Denis Balaj.

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, tashmë në rolin e menaxherit ka pasur një verë goxha aktive. Ku pas bashkëpunimeve për transferimin e emrave si: Bekim Balaj, Uerdi Mara apo edhe Jurgen Bardhi, tashmë ka bërë edhe këto dy lëvizje së fundmi.

Megjithatë puna ende nuk duket se ka përfunduar për Balajn që po përgatit edhe transferimet e fundit në këto ditë merkatoje. Ndonese ka vetem pak kohe qe ka nisur pune si menaxher, ai ka bere disa levizje te rendesishme dhe padyshim qe ne te ardhmen do te kete nje peshe te rendesishme ne merkaton e futbollit shqiptar dhe jo vetem.
Endri ÇINARI