HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVeleçiku gati të startojë përgatitjet. Trajneri Smajli 'përvesh mëngët'

Veleçiku gati të startojë përgatitjet. Trajneri Smajli ‘përvesh mëngët’

Tek Veleçiku nuk duan te harxhojne me kohe por do te nisin menjehere nga pergatitjet. Pasi e kane emeruar Dritan Smajlin ne kry te pankines se tyre, tashme ka mbetur vetem nisja e stervitje dhe kjo gje do te ndodhe brenda javes qe vjen.

Nderkohe drejtuesit e klubit kane menduar edhe per t’i plotesuar kushtet e duhura per stervitje si baze materiale, por edhe nje terren te mire stervitor. Per kete arsye, ne bashkepunim edhe me drejtuesit e kompleksin “Duli” jane bere te gjitha perpjekjet qe fusha te jete ne gjendje optimale.

Dhe siç shikohet edhe nga fotoja ilustruese e ketij shkrimi, gjendja e saj eshte shume e mire. Koplikasit kane nder mend te nisin nje tjeter sezon si pretendente dhe per kete arsye, pritet perforcime ne rradhet e tyre.

Por perveç perforcimeve do kete edhe largime. Keshtu mesfushori Suad Bega siç kemi bere te ditur tashme ka zgjedhur te luaje per skuadren e Laberise ne sezonin e ri. Po ashtu mbrojtesi i djathte Arsen Elbasani eshte bashkuar me Vllaznia U21 dhe perveç tyre mund te kete edhe ndonje largim.

Por trajneri Dritan Smajli nuk duket shume i shqetesuar per kete gje. Ne bashkepunim edhe me drejtorin teknik Nuri Rexha, eshte i bindur se do te gjeje lojtaret e duhur per te ndertuar nje ekip pretendent per kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments