Barazimi 0-0 ndaj Luzit ne ndeshjen e fundit nuk i dha mundesine Veleçikut te siguronte ngjitjen direkt ne kategorine e pare permes renditjes ne vendin e pare ne grupin A.

Me kete rezultat ai eshte renditur i treti, por kjo nuk do te thote se shanset per t’u ngjitur nje kategori me lart vazhdojne te jene ende prezent per koplikasit. Kjo sepse ata tashme do te luajne ne play-off.

Duke qene se jane renditur te tretet ne grupin A, do te ndeshen me skuadren e vendit te katert- Gramshin dhe takimi do te luhet në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim, pra ne Koplik.

Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt ndaj Gramshit, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në finale. Ne rast fitoreje, Veleçiku do te ndeshet me pas me fituesin e çiftit Oriku- Murlani.

Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja. Më pas, vendi i 11-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off”-i me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë.

Pra, per ta pare veten ne kategorine e pare, Veleçikut i duhet ta fitoje edhe tre ndeshje te tjera. Nje gje kjo e veshtire por jo e pamundur dhe per kete arsye, skuadra e trajnerit Haris Lika do ta provoje deri ne fund kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/