Basania U17 ka marrë fitoren e rradhës, teksa ka mundur 1-0 Burrelin. Goli i Lleshit në të 75-tën, ka qenë ai që ka vendosur gjithë takimin.

Paraditën e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Donaldo Lari, në fakt kishte një ndeshje të vështirë, duke pasur parasysh pozicionin në të cilin renditet Burreli, por skuadra e Basanias ia doli me sukses.

Në fakt, pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 0-0. Në pjesën e dytë, ka qenë pikërisht futbollisti Lleshi, i cili ka kaluar në avantazh ekipin e tij në minutën e 75-të, teksa do të shënonte golin e parë, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Kështu, Basania U17 arriti ta ruante rezultatin deri në fund, duke fituar kështu me rezultatin 1-0. Me këtë trepikësh, ajo është në vendin e parë në kuotën e 39 pikëve, me pikë të barabarta me Burrelin, që e ndjek nga pas, duke u renditur në vendin e dytë.
Maringlen ZHIVANI