Tirana do të luajë të shtunën kundër Laçit, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të mbyllë stadiumin “Air Albania” pas incidenteve në derbi.

Në këto kushte, drejtuesit e Tiranës kanë zgjedhur të “shtegtojnë” në Elbasan për përballjen me kurbinasit. Stadiumi “Selman Stërmasi” nuk ofron komoditetin për të pritur një ndeshje të Superiores.

Amortizimi i tapetit është i dukshëm dhe kësisoj, lojtarët e kanë të vështirë të tregojnë cilësitë e tyre. Përfundimisht është caktuar “Elbasan Arena” për t’u luajtur ky takim, të shtunën, në orën 17:00.

Te dy ekipet vijne pas humbjeve te pesuara ne ndeshjen e fundit, perkatesisht Tirana ndaj Partizanit, ndersa Laçi u mund brenda ne shtepi nga Kukesi. Ato do te kerkojne reagimin ne ndeshjen e se shtunes ne nje perballje qe pritet te jete shume e forte.

Nga ana tjeter, kjo ndeshje per shkak te denimit te dhene nga Komisioni i Disiplines per tifozet e Tiranes, do te luhet me dyer te mbyllura.