HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVetëm largime nga skuadra që ra nga Superiorja, edhe tre futbollistë të...

Vetëm largime nga skuadra që ra nga Superiorja, edhe tre futbollistë të tjerë përshëndeten me të

Erzeni po shkon drejt shpërbërjes totale si ekip pa zbritjes nga elita e futbollit shqiptar. Vazhdon “eksodi” tek Erzeni, që sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë. Ardit Peposhi nuk do të jetë më një futbollist i skuadrës shijakase. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari me një postim në rrjete sociale.

30-vjeçari u afrua te shijakasit 2 sezone më parë ku u kthye në lider të ekipit. Mbrojtësi i majtë mbajti edhe shiritin e kapitenit në sezonin e fundit. Pas Peposhit ka qenë radha e ish-portierit të Partizanit, Dashamir Xhika që të shpallë “divorcin” me shijakasit.

Por 35-vjeçari menjëherë ka gjetur ekip të ri dhe portieri Xhika në sezonin e ri do të jetë pjesë e Ilirisë në Kategorinë e Dytë. Madje klubi nga Fushë-Kruja e ka bërë zyrtare afrimin e portierit Xhika.

Dje ka qenë radha e Auron Ademit që t’i japë fund bashkëpunimit me Erzenin pas një periudhe 6-mujore. Të gjithë të larguarit i kanë uruar Erzenit rikthim sa më të shpejtë në Superiore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments