...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVëzhgimi i 'Shkodra Sport': 22 futbollistë shkodranë të federuar në ekipet e...

Vëzhgimi i ‘Shkodra Sport’: 22 futbollistë shkodranë të federuar në ekipet e kategorisë së parë

Tek Vllaznia vijojne te jene ne kerkim te futbollisteve shkodrane teksa gjysma e ekipit eshte e mbushur me lojtare te qyteteve te tjera te Shqiperise, Kosoves apo dhe vendeve te tjera. Por nderkohe, ne disa prej ekipeve te Superliges ka edhe nje numer te konsiderueshem futbollistesh shkodrane qe japin kontributin e tyre atje.

Jo vetem kaq. Futbollistet shkodrane kane mbushur edhe ekipet e kategorise se pare. Ne nje vezhgim te gazetes “Shkodra Sport” ne 14 skuadrat pjesmarrese ne kampionatin e sivjetem te kategorise se pare, na rezulton se te federuar me to jane plot 22 futbolliste shkodrane.

Pra, dy formacione te plota me futbolliste shkodrane do jene pjese e kategorise se pare ne sezonin e ri. Nje tregues ky qe tregon edhe njehere tjeter se Shkodra mbetet nje nga furnizuesit kryesore te futbollit shqiptar.

Numrin me te madhe te futbollisteve te rregjistruar e ka Terbuni me plot 5 te tille e pikerisht: Alsid Tafili, Samet Ruqi, Serdar Zagani, Anderson Filipi dhe Ildi Xhakaj. Me pas vjen Oriku qe ka plot 4 futbolliste shkodrane ne rradhet e tij: Eraldo Dede, Olsi Shema, Kabir Tahiraga dhe Roland Shkreli.

Nderkohe nga tre futbolliste shkodrane te federuar kane Flamurtari (Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Behar Ramadani), Beselidhja (Klejdi Dibra, Samet Hepaj, Arlendo Dodani) dhe Skenderbeu (Belajdi Pusi, Dritmir Beci, Uendi Vecaj).

Dy futbolliste shkodrane ka ne rradhet e tij Burreli kete sezon, Sinan Danin dhe Joald Ivzikun ndersa nga nje kane Apolonia (Serjan Repaj) dhe Lushnja (Enes Isufi)./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.