Janë luajtur në orët e para të mëngjesit me orën europiane, ndeshjet e treta dhe të fundit eliminatore për Tetorin për zonën latine.

Brazili dhuroi spektakël ndaj një rivali të fortë si Uruguai duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 në “Arena Amazona” ku Neymar ishte protagonisti i madh.

Brazili ka arritur të korrë një sukses me “poker” duke mposhtur 4-1 në shtëpi Uruguajin. Lojtari më deçiziv ishte Nejmar i cili realizoi një gol në minutën e 10′, dhe dhuroi dy asist, një tek goli i Rafinja në minutën e 58′ dhe Gabigolit në minutën e 83′.

Protagonist ishte dhe Rafinja i cili realizoi një dopietë, ku goli tjetër ishte në minutën e 18′. Goli i vetëm i ndeshjes nga Uruguaji, u realizua nga Luis Suarez në minutën e 77′.

Neymar ne kete ndeshje dha dy asiste dhe shënoi nje gol në këtë sukses që e mban Brazilin në krye të Grupit me 31 pikë. Goli i Neymar ishte i 70-ti per te me fanellen e kombetares dhe per rrjedhoje ai tashme ka hyre ne historine e kesaj skuadre.

Edhe Argjerntina fitoi në “Monumental” përballë Perusë me një rezultat minimal edhe pse dominimi ishte i qartë. Lautaro Martinez ishte ai që vendosi ndeshjen me një gol në minutën e 47’. Me këtë sukses, Argjentina mbetet e dyta në grupin eliminator, 6 pikë larg Brazilit kryesues.

Në ndeshjet e tjera, Kili mori një fitore shumë të rëndësishme që e mban në lojë për kualifikim, ndërsa Bolivia surprizoi me fitoren 4-0 ndaj Paraguait. Barazim pa gola ishte ndeshja tjetër mes Kolumbisë dhe Ekuadorit.