Kosova arriti të merrte një fitore historike pak ditë më parë duke mundur me përmbysje Bullgarinë. Dardanët arritën të triumfonin ndaj bullgarëve me rezultatin 2-3 duke mbajtur të paprekur vazhdimësinë e ndeshjeve pa pësuar humbje.

Edhe njëherë tjetër në fushën e blertë, më i dalluari ishte ylli i Verder Bremenit, Milot Rashica që përveç se arriti të shënonte golin e parë të ndeshjes, ishte edhe protagonist në fushë me pasime dhe lojën e tij. Faqja zyrtare e Ligës së Komeve në “Twitter” ka vendosur të japë një vlerësim mjaft interesant për Rashicën.

Driblimi që ai i bën futbollistit kundërshtar dhe më pas i njëjti aksion që konkretizohet me gol, është konsideruar si driblimi i javës. Me një lëvizje mjaft elegante, Rashica arrin të kalojë topin mes këmbëve të kundërshtarit duke e lënë të palëvizur në vend. /VipSport/