Te gjithe presin golin e saj dhe ne fakt perpjekjet nuk kane munguar deri me tani, por nuk ia ka dale dot (ne fakt ndaj PSG shenoi por iu mohua nje gol mese i rregullt) dhe kuptohet qe ajo nuk ndjehet mire. Gjithsesi Megi Doçi nuk heq dore nga kjo gje dhe do ta provoje edhe ne dy ndeshjet e fundit qe kane mbetur.

Duke filluar qe nga takimi i neserm me Çelsin. E ka thene vete ajo gjate prononcimit te bere gjate konferences se sotme per shtyp kur eshte shprehur keshtu per sfiden e rradhes:

“Sigurisht që dëshira për të shënuar është shumë e madhe dhe pse jo për të fituar një ndeshje. Kemi ekipe të nivelit shumë të lartë përballë. Pavarëisht dëshirës për të shënuar, e rëndësishme është që ekipi të bëjë një paraqitje sa më të mirë.

Nga ndeshja në ndeshje i kemi parë gabimet tona dhe jemi munduar t’i përmirësojmë. E rëndësishmë është që të luajmë mirë taktikisht, pse jo edhe me kundërsulme, të provojmë të shenojmë.

Është një gjë tepër emocionuese, por njëkohësisht edhe motivuese edhe për vajzat, pasi rrallë herë mund të marrësh pjesë në këto nivele të Champions League. është ndeshja e fundit në Shkodër dhe besoj që të gjitha vajzat do të jenë të motivuara për të bërë më të mirën”.

Te plote prononcimin e sulmueses Megi Doçi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: