Vllaznia futsall nuk ia doli mbreme te fitonte ndaj Tiranes ne gjysmefinalen e dyte te kampionatit teksa pas barazimit 5-5 te kohes se rregullt dhe shtesave, me penallti u mund 0-2 dhe si rrjedhoje nuk arriti ta çonte kete perballje ne ndeshjen e trete dhe te fundit. Ne kete menyre ajo i dha fund ketu rrugetimit te saj ne kampionat.
Per trajnerin Bujar Celufaj, nisur nga vete problematikat qe ka patur kohet e fundit skuadra, nje gje e tille ka qene e pritshme deri diku, pavaresisht se ai deshiron te falenderoje futbollistet e tij per paraqitjen dinjitoze ndaj bardhebluve.
Ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte shprehur: “Une dua te shpreh falenderimet e mia ne rradhe te pare per paraqitjen shume te mire qe bene futbollistet e mi. E prisja nje reagim te tille dhe jam i lumtur per kete gje sepse ato dhane maksimumin.
Megjithate siç dhe ju e dini, ka qene shume e veshtire per ne ta perballojme me vetem 5 lojtare kete Tirane te kompletuar. Gjithsesi beme me te miren e mundshme dhe nuk na mbetet gje tjeter veçse te fillojme te mendojme per te ardhmen.
Planet tona sapo kane nisur dhe kuptohet qe per sezonin e ardhshem do te jete tjeter histori sepse drejtuesit e Vllaznise kane nje projekt afatgjate me ekipin”./SHKODRA-SPORT.COM/