HomeKRYESOREVjen goli nr. 19, Uzuni tund përsëri rrjetën në kampionatin spanjoll

Vjen goli nr. 19, Uzuni tund përsëri rrjetën në kampionatin spanjoll

Myrto Uzuni nuk ndalet dhe lë përsëri shenjë në kamapionatin spanjoll me fanellën e Granadës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, sot ka shënuar golin e 19-të në kategorinë e dytë spanjolle, duke qenë gjithnjë e më shumë i shkëputur në kreun e renditjes në garën për golashënuesin më të mirë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Ponferradina, Uzuni ia doli të prishte barazinë në shifra në minutën e 70 të sfidës, falë një goditje nga pika e bardhë e penalltisë.

Bomberi shqiptar i tregua i saktë në tentativën e tij, duke lënë në vend portierin për të shënuar golin e avantazhit 1-0.

Ky ishte goli i 19 për sulmuesin shqiptar, i cili ka tashmë një avantazh prej 7 golash nga ndjekësi më i afërt që ka në këtë renditje dhe duket gjithnjë e më afër fitores së “Këpucës së Artë” në La Liga 2.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments