HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVjet luajti me Vllazninë, sivjet përfundon duke luajtur tek "Tirana B"

Vjet luajti me Vllazninë, sivjet përfundon duke luajtur tek “Tirana B”

Ndodh edhe kështu. Erdhi si përforcim në fillim të këtij viti tek Vllaznia, me idenë për ta ndihmuar atë që të shpëtonte nga rënia prej kategorisë. Jo vetëm që nuk e bëri këtë gjë, por në verë e hodhi në gjyq sepse dëshironte të prishte kontratën e të largohej për tek Tirana.

E kemi fjalën për mbrojtësin shqiptaro-maqedonas Sedat Berisha. Por ai jo vetëm që ka luajtur shumë pak deri më tani me bardheblutë por tashmë ka përfunduar tek ekipi “B”.

Sëbashku me afrikanin Ngo, edhe ish-futbollisti i Vllaznisë ditën e djeshme ka luajtur me ekipin e dytë të Tiranës dhe madje edhe atë nuk e ka ndihmuar dot të ndalojë humbjen 0-3 ndaj Gramshit.

Duket se “namët” e shkodranëve po e ndjekin nga pas këtë futbollist. Dhe për çudi, tek bardheblutë nuk po e dëgjojmë të ankohet, edhe pse nuk po e trajtojnë ashtu si duhet.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments