Ditët e fundit ka patur shumë aludime në lidhje me të ardhmen e klubit Vllaznia tashmë pas rënies së ekipit të parë nga Superliga.

Një ndër lajmet që ka qarkulluar së fundmi ka qenë ai i shkrirjes së ekipit “B” i cili edhe ai automatikisht zbriti në kategorinë e dytë për shkak të rregulloreve të FSHF-së.

Por kjo gjë nuk konfirmohet nga klubi Vllaznia. Burime pranë tij bëjnë të ditur se një çështje e tillë as nuk është diskutuar fare në mes drejtuesve.

Edhe zëvendëstrajneri i këtij ekipi Admir Mehja një ditë më parë në media u shpreh i habitur nga ky lajm sepse nga klubi askush nuk i kishte lajmëruar.

Planet e klubit kuqeblu duket se janë jo vetëm për kthimin e Vllaznisë A në Superligë por edhe atë të Vllaznisë B sërish në kategorinë e parë.
© shkodrasport.com