Takimi Vllaznia- Dinamo qe do te luhet sot ne oren 15.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte me i rendesishmi i javes se 20-te te kategorise se pare ne futbollin shqiptar.

Perballe njera- tjetres do jene dy ekipe me shume emer dhe me shume tradite, por nderkohe Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se ka zgjedhur nje arbiter pa shume pervoje per ta drejtuar ate.

Behet fjale per vlonjatin Hermal Llapra i cili do te jete njeriu qe do t’i fryje bilbilit ne kete takim, i cili do te kete si ndihmes Maringlen Llukmanin dhe Taulant Kasen po nga kolegjiumi i Vlores.

Arbiter i katert nderkohe do te jete Ardit Merdanaj po nga Vlora ndersa vezhgues i tyre do jete Gezim Çaçi nga Tirana. Nga kryeqyteti do te jete edhe delegati i takimit, Uvil Zajmi.
www.shkodrasport.com