Vllaznia e femrave e nis edhe fazen e dyte aty ku e la te paren: Me fitore. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj finalistes se Kupes- Partizanit, ajo ka triumfuar me rezultatin e paster 3-0.

Ka qene sulmuesja Fortesa Berisha e cila ka zhbllokuar rezultatin me golin e shenuar ne minuten e 17-te kur ka goditur sakte me koke dhe e ka derguar topin ne rrjete. Nje gol qe vendosi qetesine ne fushe. Partizani u mundua te reagonte dhe pati nje mundesi te mire por nuk ia doli.

Nderkohe ne fundin e pjeses se pare ka qene kapitenia Esmeralda Franja e cila ka dyfishuar shifrat dhe ne kete menyre ky 45 minutesh do te mbyllej me shifrat 2-0 ne favor te Vllaznise.

Ne pjesen e dyte sakaq, ka qene serish sulmuesja Fortesa Berisha e cila do te shenonte edhe golin e dyte personal dhe te tretin njekohesisht duke rregjistruar ne kete menyre edhe rezultatin perfundimtar 3-0 te ndeshjes ne favor te Vllaznise.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ne kete menyre eshte ngjitur ne kuoten e 27 pikeve dhe ndan serish vendin e pare dhe te dyte me Tiranen./SHKODRA-SPORT.COM/