Vllaznia në futboll për femra ka marrë pasditen e sotme fitoren e pestë në kampionat duke fituar me rezultatin e thellë 11-0 ndaj Skënderbeut. Ndeshja është luajtur në Korçë dhe sa i takon kronologjisë së saj, nuk ka patur shumë histori.
Ka qenë sulmuesja Maria Bashka ajo që ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë të këtij takimi dhe më pas “skena” do të ishte e gjitha për sulmuesen MegiDoçi. Ajo ka shënuar plot 10 gola njëri pas tjetrit duke vulosur në këtë mënyrë fitoren e thellë me 11 gola diferencë ndaj ekipit korçar.
Vllaznia e femrave në këtë mënyrë ka koleksionuar fitoren e pestë rradhazi në po kaq ndeshje të luajtura dhe udhëheq me pikë të barabarta me Tiranën renditjen e kampionatit.
Me golaverazh, eshte ekipi shkodran ne vendin e pare sepse ka arritur te shenoje 53 gola dhe nuk ka pesuar asnje, ndersa Tirana e ka golaverazhin 31-4.
Mesa duket, do të jetë sfida direkte në mes këtyre dy skuadrave që do të luhet më 9 dhjetor në kuadrin e javës së shtatë të kampionatit, ndeshje kjo që do të luhet në kryeqytet që mund të vendosë edhe fatin e skuadrës “kampione të dimrit” edhe për këtë sezon./SHKODRA-SPORT.COM/