Vllaznia e gjimnastikes eshte shpallur sot kampione e Shqiperise ne kampionatin e zhvilluar ne kryeqytet me pjesmarrjen e te gjithe ekipeve te vendit, duke treguar nje nivel te larte perfaqesimi dhe si rrjedhoje ka ardhur ne fund edhe trofeu.

Nje merite e jashtezakonshme e te gjithe sportisteve te cilet kane punuar fort gjate gjithe kesaj periudhe nen drejtimin e trajnereve Izmir Kashi dhe Shpresa Salja dhe si rrjedhoje sot kane pare qe te marrin frutet e saj.

Vllaznia eshte renditur ne vendin e pare me 17.50 pike duke i lene pas te gjithe ekipet e tjera pjesmarrese ne kete kampionat te gjimnastikes se pergjithshme qe u zhvillua sot ne Tirane.

Natyrisht qe nje sukses i tille nuk ka qene i lehte per t’u arritur sepse edhe ekipet e tjera kane patur ne rradhet e tyre sportiste te talentuar dhe te pergatitur por gjimnastet shkodrane u treguan superiore duke merituar vendin e pare.

Dhe nje gje e tille nuk ka ardhur rastesisht, por fale punes shume serioze qe ky ekip ben prej vitesh dhe po ashtu edhe prej nivelit te larte qe kane disa sportiste te tij./SHKODRA-SPORT.COM/