Vllaznia ben realitet nje tjeter goditje ne merkato. Pak minuta me pare. klubi Vllaznia ka zyrtarizuar edhe marrjen e sulmuesit Salim Cisse. Ky i fundit kishte një javë që ishte në provë me kuqeblutë dhe duket se ka arritur të bindë stafin teknik.

Për këtë arsye, ka ardhur edhe firma në kontratë me të, por nga sa mësohet, ndonëse me Cisse është firmosur një kontratë njëvjeçare me të drejtë shtyrje edhe për një vit tjetër, ai në verë mund të lihet i lirë nëse nuk realizohen pritshmëritë e stafit teknik.

Ja njoftimi i klubit shkodran ne lidhje me kete perforcim:

VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN SALIM CISSE

KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij.

Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor i cili është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës.

Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë.

Mirë se erdhe tek Vllaznia Salim!